Kuvendi nis punimet javën e ardhshme

Aktuale

Kuvendi nis punimet javën e ardhshme

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 00:15
Kuvendi i Kosovës

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur ishte seanca e fundit. E kjo për arsye se deputetët e Kuvendit të Kosovës, ishin në pushim.

Të zgjedhurit e qytetarëve, do t’i kthehen punës javën e ardhshme, kur edhe do të fillojnë sesionin vjeshtor të legjislativit, saktësisht më 12 shtator.

Prioritet për kuvendarët pritet të jenë një sërë projektligjesh, duke filluar nga miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmend disa prej projektligjeve dhe temave që deputetët duhet të marrin epilog.

Miftaraj shton po ashtu se në këtë sesion Kuvendi duhet të ketë një kontroll më të madh parlamentar në raport me punën e qeverisë Kurti.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, sipas mazhorancës, Kuvendi miratoi 87 ligje në të dy leximet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat