Publikohen detaje nga raporti i Inspektoratit të MD-së për rastin Dehari

Aktuale

Publikohen detaje nga raporti i Inspektoratit të MD-së për rastin Dehari

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 11:29
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shpalosur sot detaje nga një raport inspektues, i realizuar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lidhur me rastin e aktivistit Astrit Deharit, kemi pranuar informata të ndryshme lidhur me përfshihjen e personave përgjegjës për këtë rast. Kemi marrë informata për personat përgjegjës nga Inspektorati i MD-së”, ka thënë ministrja Haxhiu në një konferencë për media të hënën.

Ajo ka thënë se incizimet e kamerave të sigurisë në Burgun e Prizrenit janë marrë nga zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Kryeinspektori i MD-së para se ato t’i merrte Policia e Kosovës.

“Incizimet e kamerave të sigurisë janë marrë para se ato të i merrte policia nga data 5 qershor, duke vazhduar në datat 6 dhe 7. Zyrtarët korrektues dhe Kryeinspektori i MD-së i kanë marrë ato incizime para policisë”, ka thënë Haxhiu.

“Ne raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë do ta dërgojmë te Kryeprokurori i Shtetit”, ka vijuar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat