“Si me pritë mjaltë prej mizave”/ Shkelzen Gashi uron Kurtin për “detyrën e re”, thotë se po i vjen keq ta shkarkojë Latifin

Aktuale

“Si me pritë mjaltë prej mizave”/ Shkelzen Gashi uron Kurtin për “detyrën e re”, thotë se po i vjen keq ta shkarkojë Latifin

Nga: M.L. Më: 14 shtator 2022 Në ora: 14:48
Shkelzen Gashi

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e sotme për medie pas mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar se pasdite do të mbahet takimi i komisionit ekzekutiv për shëndetësi, i cili kryesohet nga vet ai. . Kurti tha se nuk po synon zëvendësimin e ministrit Rifat Latifi, por që siç tha ai, me gjendjen e rëndë në shëndetësi nuk mund të merret vetëm ministria përkatëse

“E tash jam duke udhëhequr edhe një komision për shëndetësi për të treguar që Qeveria e Kosovës nuk ia lë këtë gjë vetëm ministrisë, por për ta zëvendësuar atë. Pra, unë nuk do të jem ministri i Shëndetësisë. Qeveria e Kosovës e ka ministër të Shëndetësisë, doktor Rifat Latifin me të cilën unë bashkëpunojë mirë edhe ngusht. Por, gjendja në shëndetësi është aq e rëndë sa që nuk do të mund të merret vetëm ministria me të”, tha ai.

Ndaj këtij vendimi të kryeministrit ka reaguar publicisti Shkelzen Gashi. Ai në një postim në Facebook ka thënë se Kurtit po i vjen keq ta shkarkojë ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifin, andaj edhe po ndërmerr veprime alternative.

“Kryeministrit i vjen keq me e shkarku ministrin e shëndetësisë, andaj i ndërmerr disa veprime alternative:

-Listimi i detyrave kryesore të ministrisë së shëndetësisë; - themelimi i një komisioni për impelementimin e këtyre detyrave, të cilin do ta kryesojë vetë kryeministri sepse është i vetëdijshëm që me pritë prej ministrit të shëndetësisë me i implementu këto detyra është si me pritë mjaltë prej mizave”, ka shkruar Gashi.

Ai ka ka uruar Kurtin duke i thënë se që nga sot është edhe ministër i shënderësisë.

“Prej sot, kryeministri i Kosovës është edhe ministër i shëndetësisë.

kryeministër, urime detyra e re! të priftë e të përcjelltë e mbara! 🙂

p.s.

Themeloje nga një komision për secilën ministri dhe secilin prej këtyre komisioneve drejtoje vetë”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat