Eksperti amerikan, thirrje Serbisë: Zgjohuni, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme!

Aktuale

Eksperti amerikan, thirrje Serbisë: Zgjohuni, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme!

Nga: A.Zh Më: 18 shtator 2022 Në ora: 12:11
Ana Brnabiq

Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar vizitën e parë të kryeministres serbe Ana Brnabiq në Kosovë.

Ai ka thënë se është koha që Serbia të pranojë realitetin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, përcjell Bota sot.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

Gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë, kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka shprehur gatishmërinë për kompromis.

Është koha që Serbia të zgjohet me realitetin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Sa më shpejt që Vuçiç dhe autoritetet e tjera ta pranojnë këtë realitet, aq më të mëdha do të kenë përfitimet ekonomike, politike dhe të sigurisë si Serbia ashtu edhe Kosova brenda komunitetit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat