“Pazar pa hanxhiun më 2013”, Qorrolli paralajmëron vuajtje nga Asociacioni: Dreqi kushtetues në Kosovë

Aktuale

“Pazar pa hanxhiun më 2013”, Qorrolli paralajmëron vuajtje nga Asociacioni: Dreqi kushtetues në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 13 tetor 2022 Në ora: 15:10
Vigan Qorrolli

Juristi Vigan Qorrolli, ka thënë se Asocacioni I Komunave me Shumicë Serbe, do t’i shkaktojë sistemit politik të Kosovës vuajtje për aq sa të ekzistojë.

Ai ka thënë se Asociacioni paraqet një obligim ndërkombëtar, pasi Kosova duhet t’i respektojë detyrimet e marra dhe të nënshkruara nga politikanët në vitit 2013, përcjell Bota sot.

Qorrolli ka akuzuar politikanët se në atë kohë, “e bënë pazarin pa hanxhiun”.

Reagimi i Qorrollit në Facebook:

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte dhe do të jetë “dreqi kushtetues” për sistemin politik të Kosovës. Pakicat e tjera etnike joserbe kundrejt pakicës serbe do të majorizohen nga kjo e fundit dhe ky fakt do ta rris pasigurinë juridike në vendimmarrjen e Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës.

Ata që e nënshkruan marrëveshjen në vitin 2013, atëbotë e bënë pazarin pa hanxhiun, por tashmë ky Asociacion paraqet një obligim ndërkombëtar dhe Kosova nqs është shtet (sic!) duhet t’i zbatojë detyrimet e marra kundrejt palëve të treta.

Marrëveshja e Brukselit, e më pas edhe verdikti i GjK për Asociacionin — dështojnë ta dallojnë karakterin multietnik të shoqërisë kosovare. I japin fuqi ekstrakushtetuese serbëve kosovarë.

Nëse lejohet funksionimi i tij, ky monstrum legal brenda sistemit tonë politik, Kosovës do t’i shkaktojë vuajtje për aq sa do të rrojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat