Tahiri kritikon Qeverinë: S’ka zhvilluar sa duhet dialog për heqjen e vizave

Aktuale

Tahiri kritikon Qeverinë: S’ka zhvilluar sa duhet dialog për heqjen e vizave

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 11:57
Xhafer Tahiri

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka thënë se Qeveria nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me shtetet e Bashkimit Evropian për ta afruar liberalizimin e vizave.

Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji në politikën e jashtme. Sipas tij, Qeveria nuk po e shfrytëzon rastin që e ka për ta arritur liberalizimin.

Më shqetëson fakti nëse Qeveria nuk ka pasur informacion mbi kërkesat e reja të shteteve anëtare të BE-së, qoftë kërkesa teknike. Qeveria jonë nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me vendet anëtare veç e veç por po ashtu vërteton se Qeveria është pa strategji në politikën e jashtme. Qeveria duhet t’i marrë obligimet e saj dhe të garantojë se mund t’i përmbushë obligimet e saj. Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë momentumin historik, edhe të luftës në Ukrainë, dhe të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës”.

Tahiri tha se Vetëvendosja ua humbi shansi qytetarëve për vizat.

Është kjo Qeveri, kjo shumicë që më 2016 e bllokoi liberalizimin, sot është fat që në Kosovë nuk kemi asnjë parti politike që kundërshton përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave siç ishte më 2016 kur VV-ja ia humbi këtë rast qytetarëve”.

Tahiri ka folur për Raportin për vendin, ku tha se disa herë në disa fusha është cekur se nuk ka pasur progres në Kosovë.

Komisioni Evropian e konfirmoi se në Kosovë nuk ka progres në fushat kyçe të vlerësimit për integrimin evropian. Në asnjë fushë të vlerësimit për Kosovën për fat të keq Komisioni Evropian nuk përmend se ka progres. Më e rëndësishmja është dështimi i madh në shëndetësi. Raporti për Kosovën e konfirmon situatën e rëndë për Kosovën. Një fushë tjetër është dështimi në fushën legjislative. Raporti konfirmon dështimin në reformën legjislative sepse qeveria edhe pse e ka shumicën ajo dështon të bëjë kuorumin. Vendi ynë meriton ndryshim më të shpejtë ndërsa qytetarët tanë meritojnë më mirë se kjo qeverisje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat