Vjen paralajmërimi: Ky është misioni i Ramës – nuk i intereson Kosova!

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Ky është misioni i Ramës – nuk i intereson Kosova!

Nga: A.M Më: 15 tetor 2022 Në ora: 11:24
Edi Rama

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka bërë diçka pozitive për Kosovën.

Këtë e tha, pas gjithë atij vrulli të reagimeve që erdhën me rast të fjalimit të Ramës në KiE.

Halimi tha se Rama po pengon Kosovën.

“Ku do që Kosova arrinë të depërtoj, ai si me një mision për ta nënvlersuar ka deklaratat dhe sjelljet anti Kosovë”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kryeministëri Rama akoma nuk ka ba diqka pozitive për Kosovën.

Shqipëria e ka përgjegjësi kushtetuese për përkujdesjen çdo shqiptari.

Çlirimin e Kosovës e ka pas obligim ndër obligimet. Si organizim shtetror nuk bëri ku di sa, themi se nuk pati mundësi (për veq ndihmesave gati sa çdo shtet tjetër).!

Por kur arritëm ashtu si mundëm të çlirohemi e bëhemi shtet, e ka më lehtë të na ndihmoj. A po e bën.?!

E dimë pozicionin e Shqipërisë dhe fuqinë e saj edhe sot, sidomos diplomatike. Duamë të besojmë që nuk mundet, se jo që nuk do të bëjë për ne më shumë.

Por thuhet, kur nuk mundesh të ndihmosh, ndihmë është mos të pengosh.!

Neve kurrë nuk na ka penguar Shqipëria si vend, ajo ashtu si është na ka arsyetuar ekzistencën dhe vullnetin për të, se mes nesh gjithë ka qenë 'ne', e u bëmë 'ne dhe ata' prej ndarjës së padrejtë me 1913.

Rama po pengon Kosovën. Ku do që Kosova arrinë të depërtoj, ai si me një mision për ta nënvlersuar ka deklaratat dhe sjelljet anti Kosovë. Dikush mund të habitet se si kështu kur ai e ka gojën plotë Hashim.!

Kosova nuk mbrohet me thirrje individuale, pra duke thirrur botës për Hashimin a qoftë edhe për Albinin nesër. Këta dy janë veq emra e pozicione në Kosovë. Kosova është më shumë, Kosova është histori në vete. Përpjekja për mohim të histrorisë së Kosovës, është përpjekje mohimi për vetë historinë e Shqipërisë. Historinë e para një shekulli e kemi të përbashkët.!

Rama po pengon pra shqiptarinë. Akoma më keq, jo nga mosdija, por një dëshirë e pakuptushëme për ne.!

Ramës nuk i intereson Hashimi si shqiptar, aq sa i intereson Vuqiçiçi si serb.!

Ndryshe nuk ka logjikë duke i interesu njëjtë, për një vlla dhe njëjtë për një armik.!

Ne e shohim se dytë i trajton njësoj, dhe njësoj i trajton Kosovën dhe Serbinë, për habinë e të gjithëve gjersa bota e jashtëme i sheh ndryshe.!

Fundja Hashimi dhe të tjerët mbahen në Hagë për dëshirën e Serbisë.! Nuk dua të besoj që ka shqiptar me këtë dëshirë.!

Por pikërisht këtu demaskohet Rama. Atij nuk i dhemb pse është një shqiptar a lider UÇK-je në Hagë. Kurrë njëherë nuk ndëgjuam ta mbroj UÇK-ën. Përkundrazi, ku i ipet mundësia ai fletë për pafajsinë e Serbisë dhe mos ndëshkimin e saj.

Rama kur fletë për Serbinë fletë si shtet, për Kosovën fletë për individ, duke minimizuar pozicionin e saj.!

Mund të duken të komplikuara këto mendime, por jo më shumë se ideja e tij, Hashimi e Vuqiçi, Kosova e Serbia të trajtohen njësoj 'të bashkuar' në një njësi ballkanike.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat