Liri Loshi befason me komentin e tij për fjalimin e Ramës në KiE - zbulon idenë e Vuçiqit!

Aktuale

Liri Loshi befason me komentin e tij për fjalimin e Ramës në KiE - zbulon idenë e Vuçiqit!

Nga: A.M Më: 15 tetor 2022 Në ora: 17:08
Edi Rama

Publicisti dhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka reaguar pas fjalimit të Edi Ramës në KiE.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se pas 100 vitesh kur ta lexojnë fjalimin e Ramës do të mendonjë njerëzit që krimet mbi shqiptarë nuk i bënë serbët, por alienët!

Sipas Loshit, “Edi Rama dëshiron që lufta të harrohet sa më parë dhe të pezullohet drejtësia rreth saj që më në fund shqiptarët dhe serbët t‘ia nisin fqinjësisë së mirë nga zeroja”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pas 50 a 100 vitesh ata që e lexojnë fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës, do të mund të mendojnë se krimet mbi shqiptarë nuk i bënë serbët, por alienët! Shqiptarët kanë luftuar për lirinë e tyre, tha ai, por nuk e tha se kush po i mbante të robëruar! Edi Rama dëshiron që lufta të harrohet sa më parë dhe të pezullohet drejtësia rreth saj që më në fund shqiptarët dhe serbët t‘ia nisin fqinjësisë së mirë nga zeroja. Kjo është ide e Vuçiqit! Nuk kalon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat