Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, njëherit kryetar i Gjakovës ka folur për gjendjen ekonomike që gjendet Kosova.
Ai tha se vitit që po vjen do të jetë i rëndë.
Gjini tha se “është ndalë ekonomia, kompanitë janë pranë bankrotit, nuk ka punëtorë”.
“Nëse tre muaj nuk ua jep rrogën, punëtorët ikin për në Gjermani”, ka thënë Gjini.
“Po shpresoj që Kurti i ka edhe dy vite e pak, e janë tu e kuptu në çfarë problemi janë duke shkuar”, tha ai.