Vrasja e Bekim Kastratit, Besim Djakut dhe plagosja e Gani Gecit/ Familja Imeri: Pse ata që ishin në pushtet po vajtojnë?

Aktuale

Vrasja e Bekim Kastratit, Besim Djakut dhe plagosja e Gani Gecit/ Familja Imeri: Pse ata që ishin në pushtet po vajtojnë?

Nga: N. Sh. Më: 19 tetor 2022 Në ora: 15:22
Gani Geci, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati

Familja e veperimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit kanë përkujtuar Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun.

Në një atenta u vranë gazetari i gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe truproja e presidentit Rugova Besim Dajaku, si dhe mbeti i plagosur rëndë Gani Geci.

Kjo familje thotë se të gjitha partitë ishin në pushtet si LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja e Nisma, dhe asnjëherë nuk ndriçuan vrasjet makabre.

Familja Imeri pohon se tash po ngrihen në këmbë dhe po vajtojnë e kundërshtojnë pse prokurorët amerikanë po i ndriçojnë këto vrasje dhe shumë vrasje të tjera.

Ata ua përkujtojnë të gjithëve se drejtësia mund të bonohet por vjen gjithsesi.

Postimi i plotë:

Me datën 19 -10-2001 nga një urdhër ekzekutiv, në një pritë mirë të organizuar në mënyrën më barbare u vranë dy luftëtarët e lirisë dhe një plagosën rëndë.

Për disa dekada në pushtet ishin të gjitha partitë LDK-ja-PDK-ja, LDK-ja, AAK-LDK-ja-PDK, AAK-ja-PDK-Nisma etj. dhe asnjëherë nuk u ndriçuan këto vrasje makabre.

Tani ngrihen qyqarët, tok me kukuvajkat e tyre dhe 'vajtojnë' (kundërshtojnë) pse prokurorët amerikanë po ndriçojnë këto vrasje dhe shumë vrasje tjera.

Pushoni të qetë, burra të mëdhnj të Kosovës, drejtësia mund të vonohet, por ajo vjen gjithsesi.

Lavdi për jetë e mot heronjve të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat