Haradinaj letër Kurtit: Pranoni me urgjencë kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat

Aktuale

Haradinaj letër Kurtit: Pranoni me urgjencë kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat

Nga: M.L. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:49
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ka nisur një letër kryeministrit Albin Kurti me anë të së cilës, i ka kërkuar ta pranojë kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat, përcjell "Bota sot".

Në letër, Haradinaj ka shkruar se po e përcjell situatën e sigurisë në veri të vendit, duke theksuar se Askush, as brenda Kosovës e as partnerët tonë ndërkombëtar nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të zbatuar ligjin në mbarë territorin e vendit.

Po ashtu, ai i ka kërkuar Kurtit që të mos ndërmerr asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendit në cilën do pjesë të tij, pa koordinim në plotni me Shtetet e Bashkuara.

Letra e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Kjo është letra që ia kam dërguar kryeministrit Kurti:

I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti

Me shqetësim po e përcjell situatën e sigurisë në veri të vendit, pas vendimit tuaj të fundit për targat. Askush, as brenda Kosovës e as partnerët tonë ndërkombëtar nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të zbatuar ligjin në mbarë territorin e vendit. Por, momenti aktual është i ndjeshëm dhe kërkon maturi e gjakftohtësi, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi drejt Marrëveshjes Finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj, ju kërkoj që me urgjencë të pranoni kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpreni veprimet që keni marrë deri tani për zbatimin e vendimit në fjalë.

Njëkohësisht ju kërkoj që deri në Marrëveshjen Finale, të mos ndërmerrni asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendit në cilën do pjesë të tij, pa koordinim në plotni me Shtetet e Bashkuara.

Ju inkurajoj që të kërkoni ndihmën e Këshilltarit Nacional për Siguri të presidentit Biden, z. Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon, deri në Marrëveshjen Finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat