Boiken Abazi: Serbia dhe politikanët e korruptuar shqiptarë po tentojnë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti

Aktuale

Boiken Abazi: Serbia dhe politikanët e korruptuar shqiptarë po tentojnë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe anëtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi

Anëtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi pretendon se ajo që ndodhi sot në veri, ku serbët morën vendim për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, duhet të lexohet pak më ndryshe.

Abazi thotë se kjo është një tentativë e Beogradit për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, e kjo thotë ai se po bëhet në bashkëpunim me të “të gjithë ata politikanë të korruptuar shqiptarë që e kanë halë në sy këtë qeveri”.

“Një mënyrë tjetër për ta lexuar atë që po ndodh në pjesën veriore të Kosovës është: tentativë e Beogradit zyrtar për ta rrëzuar qeverinë Kurti, në bashkëpunim më të gjithë ata politikanë të korruptuar shqiptarë që e kanë halë në sy këtë qeveri, dhe që janë gati t’i hapin rrugë kërkesave të Serbisë në Kosovë”, shkruan Abazi.

Serbët e Kosovës morën vendim sot për tu larguar nga të gjitha institucionet. Kryeministri Kurti reagoi duke u bërë thirrje që të mos bien pre e manipulimeve të pushtetarëve serbë dhe të mos braktisin institucionet e Kosovës.

Kurti përmes një reagimi ka akuzuar Beogradin se po synon të nxisë situata për destabilizimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat