Vendimi i vizave e vizitat në Francë, juristi tregon fakte të Francës që si keni ditur për mbrojtje të Serbisë

Aktuale

Vendimi i vizave e vizitat në Francë, juristi tregon fakte të Francës që si keni ditur për mbrojtje të Serbisë

Nga: N.E. Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 18:48
Vigan Qorrolli

Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Sistemi ETIAS është vendosur si kusht nga Franca fillimisht, ndërsa pastaj është përshëndetur edhe nga disa anëtarët tjerë.

E ndaj këtij vendimi ka pasur mjaft reagime.

Juristi Vigan Qorrolli, ka thënë se nuk duhet harruar se Franca ka hyrë në L1B që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

“Mos e harroni faktin që Franca ka hyrë në L1B për me mbrojt sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë! Gëzuar, pardon Salut”, ka shkruar Qorrolli.

Kujtojmë, se sot presidenti i Francës është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq fillimisht, por pastaj edhe Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti të cilët po qëndrojnë në një vizitë zyrtare atje e ku do të marrin pjesë edhe në Forumin për Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat