Vuçiq ankohet se Gjermania edhe Britania mbështesin Kurtin

Aktuale

Vuçiq ankohet se Gjermania edhe Britania mbështesin Kurtin

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 09:30
Alesander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq përdor shpesh rrjetet sociale për të plasuar qëndrimet e tij dhe ato shtetërore rreth situatave të caktuara.

Kështu nga Parisi ka publikuar një status në Instangram ku shprehet me pretendimin se “Serbia nuk heq dorë nga ajo që është e saj, por kjo nuk do thotë se do të luftojmë, por do të ulemi e bisedojmë” , shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ndonëse ai nuk e përmend, i gjithë narrativi ka të bëjë me situatën përkatësisht çështjen e Kosovës, pasi ai përmend kompromisin, një fjalë që e përsërit vazhdimisht, ndonëse asnjëherë qartë nuk ka thënë cili do ishte ai kompromis.

Këtë publikim si video-xhirim ai e ka publikuar në Istangram në profilin e tij.

“Ajo që është lajm i keq, është se Kurti po përpiqet që këtë ta bëjë me hapa të njëanshëm e thelbi i kësaj de facto është dëbimi i serbëve nga vatrat e tyre. Nuk ka asgjë sekret aty, duket qartë se gjermanët i ofrojnë mbështetje dhe atë kudër akteve të BE-së, ndërsa jashtë BE-së natyrisht Britania e Madhe” .

“Ata mendojnë të vazhdojnë që me forcë të bëjnë presion shtesë kundër popullit serb dhe të vazhdojnë maltretimin e tyre. Ashtu që Serbia të heq dorë nga diçka. Nuk do të heq dorë. Nuk do heqim dorë nga ajo që është e jona. Nuk heqim dorë nga e drejta ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë se do të luftojmë, por do të ulemi e të bisedojmë. Është lehtë të bëhet tregti me territore tjera dhe të sillesh sikur nuk ekziston Konventa e OKB-së, rezoluta 1244 etj. Këtë e kanë problemi që e kanë, Nuk do lëshojnë serbët Kosovën” tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat