Vazhdon takimi në Bruksel, Lajçak: Kam shpresë për gjetjen e një zgjidhje sot

Aktuale

Vazhdon takimi në Bruksel, Lajçak: Kam shpresë për gjetjen e një zgjidhje sot

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 16:21
Pamje nga Brukseli

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që po vazhdon të mbahet në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se ky takim është vazhdimësi i atij të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq dhe se shpreson që do të gjejnë një zgjidhje sot.

“Sot jam duke i pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të depërshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka shkruar Lajçak në Twitter, krahas një fotografi ku Bislimi e Petkoviq shihen ballë për ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat