Faton Peci flet për reagimin e djeshëm që bëri ndaj Skender Hysenit

Aktuale

Faton Peci flet për reagimin e djeshëm që bëri ndaj Skender Hysenit

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 20:31
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për reagimin e tij që bëri ndaj ish-ministrit të jashtëm, Skender Hyseni, pasi ky i fundit tha se deklarimet e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Borrellit  po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

Peci në T7 tha se deklarata e tij është skandaloze dhe e papranueshme.

“Nuk po menoj që është betejë, por një reagim njerëzor, sepse është tërësisht e papranueshme që çdo qytetar i  Kosovës të krahasohet me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë, nuk besoj që jo vetëm ndonjë përfaqësues politik, që kanë pas përgjegjësi institucionale në të kaluar ose që kanë sot, posaçërisht të shqiptarëve të Kosovës që ne guxojmë t’i dhamë vetit luksin e të bëjmë një krahasim i tillë që për mu ka qenë tejet i gërditshëm, e aq më tepër që vije nga një ish-ministër i jashtëm. Për më shumë, personalisht kur e kam parë e kam lexuar dy tri herë, sepse nuk mujsha me besu”.

Ndërsa, sa i përket lidhjes së deklaratës së Hysenit me LDK’në, Peci tha se nuk ka bërë reagim ndaj LDK’së, por ndaj Hysenit.

“Ne nuk po e lidhim me askënd, unë nuk e kom akuzu LDK‘në, por personin në fjalë, kam bërë një reagim publik, e pash të nevojshme të reagojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat