Ambasadori i Kosovës pritet në NATO

Aktuale

Ambasadori i Kosovës pritet në NATO

Nga: N. Sh. Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 16:57
Astrit Zemaj

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, sot është pritur në NATO.

Ai është pritur nga Ndihmës Sekretares së Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Politika të Sigurisë të NATO-s, Ambasadorja  Bettina Cadenbach.

Ai e vlerëson këtë takim të rëndësisë së lartë.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot ne #NATO NATO jam pritur në një takim pune nga ana e Ndihmës Sekretares së Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Politika të Sigurisë të NATO-s, Ambasadorja  Bettina Cadenbach( ASG- Secretary General for Political Affairs and Security Policy).

 Një takim i rendësisë se lartë për të shprehur edhe njeherë mirënjohjen tonë për kontributin e madh të NATO-s dhe të KFOR-it në vendin tonë, dhe në veçanti edhe për bashkëpunimin  e ndersjelltë dhe shumë dimensional ndërmjet vendit tonë dhe NATO-s, si dhe për angazhimin e përbashkët për paqën, sigurinë dhe sabilitetin në rajon dhe më gjerë.

 Me Nd.Sekretaren e Përgjithshme të PASP-NATO, Ambasadoren Cadenbach, duke marrë parasyshë rolin domethënes në struktuart e larta drejtuese në NATO, biseduam për aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, të cilat janë edhe çështjet kryesore që mbulohën nga PASP-i në NATO, gjithnjë me vëmendje të veçantë edhe çështjet rajonale dhe sigurinë, si dhe marrëdhëniet me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendet partnere.

Po ashtu në këtë takim të frytshëm pune, kemi percjellë edhe njeheherë mesazhin tonë se Republika e Kosovës është partner i deshmuar dhe shumëdimensional, i vendosur fuqimisht në të ardhmen se euroatlantike,  që edhe përmes përkushtimit të vazhdueshëm ka kontribuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin edhe përtej kufijve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat