​Jep dorëheqje zëvendësministri i Arsimit, kjo është arsyeja

Aktuale

​Jep dorëheqje zëvendësministri i Arsimit, kjo është arsyeja

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 19:50
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij zyrtare.

Media mëson se Pupovci dorëheqjen e kishte dorëzuar rreth një muaj më parë, porse do të vazhdojë të ushtrojë detyrën deri në fund të vitit.

Po ashtu, burime bëjnë të ditur se arsyeja e dorëheqjes së tij është personale.

kp ka provuar të kontaktojë zëvendësministrit Pupovci lidhur me këtë, porse i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Ndërsa për dorëheqjen e tij nuk është deklaruar MASHTI dhe nuk dihet pse dorëheqja nuk është bërë ende publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat