LDK: Mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese

Aktuale

LDK: Mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 20:48
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të Kryesisë dhe me kryetarë të degëve, ku është folur për zhvillimet e fundit në vend.

Në njoftimin e kësaj partie, thuhet se LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit të vazhdueshëm me aleatët tanë ShBA-të dhe BE-në dhe se mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese.

“Në mbledhjet e mbajtura sot, atë të Kryesisë së LDK-së dhe me kryetarë të degëve është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe qëndrimet konsistente të LDK-së karshi këtyre zhvillimeve. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit të vazhdueshëm me aleatët tanë ShBA-të dhe BE-në; ndërsa mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat