Azemi thotë se diku 180 punëtorë kërkojnë rritje të pagave

Aktuale

Azemi thotë se diku 180 punëtorë kërkojnë rritje të pagave

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:11
Jusuf Azemi

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka folur për protestën e sotme të sektorit privat para Komunës së Prishtinës, me kërkesë për rritje të pagave.

Azemi tha se janë diku 170-180 punëtorët të cilët kërkojnë këto rritje të pagave e që të njëjtit kanë qenë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

“Nuk është një numër i madh, diku rreth 170-180 punëtorë të cilët këta më herë kanë qenë nën menaxhim të Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.

Sipas Azemit, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj u tha se pasi të përfundojë takimi do të konsultohet me zyrën ligjore.

“Nënkryetari e ka thënë decidivisht në momentin kur e përfundojë takimin e juve do të shkoj të konsultona me zyrën ligjore dhe pastaj ne do të presim përgjigje. Ne nuk i kemi kërkuar afat, por ne i kemi afatet tona. Nëse brenda 10 ditëve nuk na jep një përgjigje ne shumë normal që zyrtarisht do t’i kërkojmë që atë përgjigje të na kthejnë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat