Haradinaj: Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria

Aktuale

Haradinaj: Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:03
Ramush Haradinaj dhe Ahmet Kuqi

Kyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është shprehur se prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria.

Sipas Haradinajt, prodhuesit vendor përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, janë kontribuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit.

“Ashtu si çdo fundvit, prita sot në takim Ahmet Kuqin, një prej prodhuesve më të suksesshëm në vendin tonë.

Fabrika e këpuceve "Solid", me produktet e saj cilësore me sukses ka arritur që të tejkalojë kufijtë, duke ofruar produkte edhe në tregjet e BE-së.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat