Arrestohet kunata që dyshohet se e rrahu për vdekje 67-vjeçaren në Dragash

Aktuale

Arrestohet kunata që dyshohet se e rrahu për vdekje 67-vjeçaren në Dragash

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuare për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit të hënën.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, më rastin konkret e njëjta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat