Boiken Abazi: Lumir Abdixhiku pavetëdijshëm i kontribon përçarjes mes shqiptarëve

Aktuale

Boiken Abazi: Lumir Abdixhiku pavetëdijshëm i kontribon përçarjes mes shqiptarëve

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 23:51
Boiken Abazi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur sërish akuza ndaj Grupit të Tiranës brenda VV-së.

Në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, i pari i LDK-së ka thënë se grup, i përbërë nga Elvis Hoxha, Dejona Mihali e Hysamedin Feraj, kanë bërë fushatë kundër aleatëve të vendit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar njëri nga eksponentet e VV-së nga Tirana, Boiken Abazi, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ndoshta Abdixhiku pavetëdijshëm po i kontribon përçarjes shqiptare

“Lumir Abdixhiku sulmoi sot "grupin e Tiranës" në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke e veshur me "fajin" për qëndrimet e Qeverisë Kurti në lidhje me heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Lumit Ibër, dhe kritikën që i bëhet disa misioneve ndërkombëtare për faktin që nuk po veprojnë për të hequr barrikadat. Kritikat konstruktive ndaj këtyre misioneve janë të shprehura zyrtarisht nga përfaqësuesit e lartë të Qeverisë Kurti, që janë të zgjedhur nga populli dhe marrin vendime sipas asaj që vlerësojnë se është më e drejtë dhe e dobishme për Kosovën. Ndoshta diku në mëryrë tinzare, e diku në mënyrë të pavetëdijshme, Abdixhiku thjesht i kontribuon përçarjes mes shqiptarëve. Ia kujtojmë z. Abdixhiku se nuk ka ku shkon Shqipëria pa Kosovën dhe Kosova pa Shqipërinë”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat