Dita e veteranit të UÇK-së, Jashari: Deri më tani shumë pak është folur e bërë për këtë datë

Aktuale

Dita e veteranit të UÇK-së, Jashari: Deri më tani shumë pak është folur e bërë për këtë datë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Xhavit Jashari

Në ditën e veteranit të UÇK-së, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se është një ngjarje e veçantë në historinë e popullit shqiptar.

Jashari tha se për këtë datë shumë pak është folur dhe shumë pak është bërë.

“Është një ngjarje e veçantë në historinë e popullit shqiptar kur ki parasysh se deri më tani shumë pak është folur dhe bërë për këtë datë, aq më pak është bërë nga ngjarjet e viteve 88, 89 dhe 90. Pra fjala është për protestat e organizuara për studentët e UP-së të asaj kohe dhe shpërndarja e tyre në protestat gjithpopullore, ishin diferencimet në të gjitha sferat e jetës ku populli kërkonte lirinë”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se duhet kujtuar institucioneve se më 30 dhjetor të vitit 1991 ka pasur një luftë dhe rezistencë në lagjen Jashari.

Sipas tij, pa këtë luftë nuk do të ishim të lirë.

“Fillimisht flas në Prekaz në lagjen Jashari filluan organizimet e rezistencës aktive përkundër asaj dihet se cili ka qenë sulmi dhe rezistenca mbi familjen Jashari në 30 dhjetor të vitit 1991. Nuk do të lëshohem në këto data sepse kam qenë njëri nga protagonistët kryesor pothuajse në këtë datë dhe ngjarje por megjithatë duhet t’ia kujtojmë popullit e sidomos institucioneve që më 30 dhjetor 1991 ka pasur një luftë dhe rezistencë në lagjen Jashari, ku në këtë rezistencë kanë dalë edhe invalidët e parë Vesel Selimi dhe Halil Mehaj. Pa këtë luftë dhe këtë rezistencë sot nuk do të ishim të lirë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat