Bajqinovci takohet me dy bashkëkombas që punojnë në Departamentin më të madh në Botë të Policisë

Aktuale

Bajqinovci takohet me dy bashkëkombas që punojnë në Departamentin më të madh në Botë të Policisë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 00:40
Foto nga takimi

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sot ka vizituar Departamentin më të madh në Botë të Policisë, atë të Nju Jork-ut.

Ai aty u njoftua se punojnë qindra bashkëkombas tanë, dy nga të cilët i takoi personalisht.

“Vizita me menaxhmentin e këtij Departamenti u bë edhe më e përzemërt kur u njoftova se aty punojnë qindra bashkëkombas tanë që me sukses e përkushtim kryejnë detyrat e tyre dhe për këtë njihen si shembuj të punës së devotshme brenda Policisë së Nju Jork-ut, me dy nga të cilët edhe i takova në hapësirat e Departamentit.

Është kënaqësi e vërtetë kur njihemi me arritjet e shqiptarëve në shtetet ku veprojnë e punojnë, që dëshmon aftësinë dhe seriozitetin e bashkëkombasve tanë të zellshëm e të suksesshëm”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat