​Sulmi në Shtërpcë, Abbott: Mirëpres arrestimin e të dyshuarit

Aktuale

​Sulmi në Shtërpcë, Abbott: Mirëpres arrestimin e të dyshuarit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 20:10
Nicholas Abbott

Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Ai ka thënë se është shqetësuar kur ka dëgjuar për këtë lajm, derisa u shpreh se mirëpret arrestimin e një të dyshuari.

“Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe e mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari.

Iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abbot në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat