Zëdhënësja ruse e cilësoi Kurtin nazist, reagojnë nga VV: Kosova është cak i Rusisë

Aktuale

Zëdhënësja ruse e cilësoi Kurtin nazist, reagojnë nga VV: Kosova është cak i Rusisë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 10:46

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së dhe aktivist i njohur nga Shqipëria, ka komentuar deklaratën e Maria Zakharova, zëdhënëse e Qeverisë së Rusisë, në të cilën tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë.

Sipas Zaimit, ajo i përmend dy emra si armiq të Rusisë: Albin Kurtin dhe Volodomyr Zelenskin, president i Ukrainës.

“Që zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova, publikoi para pak minutash “opinionin” e saj ku përmend si armiq të Rusisë specifikisht Kurtin dhe Zelenskin (fillimisht Kurtin pastaj Zelenskin), tregon vetëm një gjë:

Kosova është cak i synimeve agresive ruse.” – shkroi ai.

Postimi i plotë

Që zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova, publikoi para pak minutash “opinionin” e saj ku përmend si armiq të Rusisë specifikisht Kurtin dhe Zelenskin (fillimisht Kurtin pastaj Zelenskin), tregon vetëm një gjë:

Kosova është cak i synimeve agresive ruse.

Natyrisht përmes Serbisë të Vuçiqit, por edhe paramilitarëve rusë e pro-rusë, Wagner, Ujqit e Natës, etj.

Në kushte të tilla, jo vetëm asociacioni, por çdo lëshim pe ndaj Serbisë, do të thotë hapje ndaj Moskës dhe rrezik për sigurinë e paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat