Fatmir Spahiu “Bufi”: Jemi të gatshëm të organizohemi për mbledhjen e fondeve për qytetet e prekura nga vërshimet

Aktuale

Fatmir Spahiu “Bufi”: Jemi të gatshëm të organizohemi për mbledhjen e fondeve për qytetet e prekura nga vërshimet

Më: 20 janar 2023 Në ora: 23:29
Fatmir Spahiu

Situata me vërshime në disa qytete të Kosovës ka prekur shumë shqiptarë anë e mbanë botës.

Disa me iniciativa personale, u kanë dalur në ndihmë qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar nga uji.

Një nismë të tillë ka ndërmarrë edhe aktori Fatmir Spahiu, i cili ka njoftuar se së bashku me kolegë të tij do të organizojnë një aksion humanitar për mbledhjen e fondeve për zonat e prekura nga vërshimet.

Postimi i plotë:

Une dhe plot kolege tjere jemi te gatshem per nje organizim humanitar per mbledhje te fondeve per zonat e prekura nga vershimet!

Qofte me telefonata apo ndonje organzim tjeter kreativ.

E mira e keti muhabeti eshte se nuk kemi jeta te humbura. Tjerat kena me i ba bashke si gjithmone!

Rrnofte Kosova 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat