Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim

Aktuale

Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim

Më: 23 janar 2023 Në ora: 16:22
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë.

Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat