Arbër Zaimi: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime pa marrë asgjë

Aktuale

Arbër Zaimi: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime pa marrë asgjë

Nga: A.SH Më: 30 janar 2023 Në ora: 10:12
Arbër Zaimi

Anëtari i LVV-së, Arbër Zaimi, ka thënë se Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime, duke mos i ofruar asgjë.

Ai thotë se në OKB nuk na fusin sepse do ta pengojë Kina e Rusia, pastaj as njohjen nga Serbia nuk po na e premtojnë.

Postimi në Facebook:

Në OKB nuk na fusin dot se nuk i lë vetoja e Rusisë dhe Kinës. Njohjen nga Serbia nuk na e premtojnë dot sepse nuk duan t’i bëjnë asaj presion. Njohjet nga pesë vendet evropiane na thonë se nuk mund t’i premtojnë dot.

Pa i ofruar asgjë Kosovës, Kosova të bëjë veç lëshime? Kam besim se të gjithë, jo vetëm Albini, po as opozita, shoqëria civile dhe mediat nuk pranojnë të bëjnë lëshime pa marrë asgjë. Besoj se e kanë nxjerrë mësimin nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat