Trim Syla i PDK-së me aksion para VV-së: Martini i mori në $erbi, i solli në s€li?

Aktuale

Trim Syla i PDK-së me aksion para VV-së: Martini i mori në $erbi, i solli në s€li?

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:35
Syla ka shpalosur parullën ku thuhet “Martini: I mori në $erbi, i solli në s€li”

Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla ka ardhur sërish me një aksion simbolik.

Këtë herë, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Syla ka shpalosur parullën ku thuhet “Martini: I mori në $erbi, i solli në s€li”.

Shkronjën S dhe E pra i ka zëvendësuar me simbole të dollarit, respektivisht euros, duke pyetur nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me para të GEN-it serb ka financuar Vetëvendosjen.

Syla tash e një kohë po shpalos parulla, përmes të cilave po përçon mesazhe të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat