Në rezidencën e ambasadorit amerikan vazhdon diskutimi për Asociacionin

Aktuale

Në rezidencën e ambasadorit amerikan vazhdon diskutimi për Asociacionin

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 08:59
Ambasadori Jeff Hovenier

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se sot do të ketë vazhdim të diskutimit të temës së 31 janarit.

Në një përgjigje për RTK-në, Ambasada thotë se ambasadori Jeff Hovenier sot do t'i mbledhë në një takim joformal palët e interesit.

Në ambasadën e SHBA-së, më 31 janar u diskutua për themelimin e Asociacionit.

Në diskutim morën pjesë përfaqësues institucionale, të partive politike dhe të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat