“Ti meriton një kazmë e kaci dhe me këtë allti me t’vra me një plumb” – Novosella tregon çfarë i tha Jusuf Karakushi

Aktuale

“Ti meriton një kazmë e kaci dhe me këtë allti me t’vra me një plumb” – Novosella tregon çfarë i tha Jusuf Karakushi

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 21:54
Foto nga emisoni

Ish- i burgosuri politik, Selatin Novosella ka rrëfyer për përndjekjen e egër të regjimit jugosllav, ku tregoi për torturat në burgjet serbe.

Novosella në T7 tregoi se si Jusuf Karakushi, të cilin e quante kriminel, i kishte thënë se e meriton që ta vrasë me një plumb.

“Ma thotë njëherë Jusuf Karakushi pa dyshim një kriminel i llojit të vetë. Në një natë, dikun rreth orës 11 të mbrëmjes, ka qenë shumë i bukur, shumë elegant, dhe i veshun shumë bukur dhe po i thotë njëri, kur i bleve këto tesha. Na torturonin natën, e shisha që i nënshkruajshën orët e natës si honorar. Kish ble tesha të bukra, të kaltërta, kravat të kuqe, vetë i bukur. Ishte një prej shefave. Nxori alltin ma mbështeti në tëmth, tha ti meriton së pari me ta dhon një kaci, dhe një kazmë me qel një gropë 1 metër me dy, me këtë allti, me të vra me një plumb, mos me u merr me ty”.

Tutje, ai thotë se në ato momente, vdekja do të ishte shpërblim për të.

:Për mua në atë moment, po të më vriste do të ishte shpërblim, se jeta ka kuptim vetëm kur je i dinjitetshëm, kur e ki unin tënd”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat