Fevziu: Ndërkombëtarët kërkonin që pavarësia të shpallej pa shumë zhurmë

Aktuale

Fevziu: Ndërkombëtarët kërkonin që pavarësia të shpallej pa shumë zhurmë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 07:43
Blendi Fevziu

Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu tha se komuniteti ndërkombëtar kërkonte që pavarësia e Kosovës të shpallej pa shumë zhurmë.

“Nuk ka qenë vetë 17 shkurti, ka qenë e gjithë java para 17 shkurtit, kanë qenë dy javë bile kur në atë kohë flitej nëse duhej të shpallej pavarësia dhe në çfarë rrethanash duhej të shpallej. Kishte një presion nga komuniteti ndërkombëtar që kërkonte që pavarësia të mos shpallej me një shpallje pararake të datës, me një festim, me një ceremoni, por thjeshtë në një nga seancat e Parlamentit të shpallej pavarësia në mënyrë që të mos kishte provokime ndaj serbëve, ndaj Serbisë. Ishte presioni i Rusisë shumë i madh. Do me thënë komuniteti ndërkombëtar ishte mes tunfimit që ta mbyllte këtë çështje pa zhurmë të madhe”, deklaroi Fevziu.

Por ai tha se kjo çështje nga shqiptarët nuk mund të kalohej ashtu në heshtje.

Ai tha se ishin dy ide që pavarësia të shpallej ose në javën e fundit të janarit ose në javën e parë të shkurtit.

Fezviu tha se dy javë parë se të shpallej pavarësia e kishte kuptuar se ajo do të shpallej javën e dytë të shkurtit 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat