Kurtin takohet me Peach, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Aktuale

Kurtin takohet me Peach, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:54
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih që po mbahet gjatë kësaj fundjave.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale. Kryeministri Kurti falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat