Xhemile Dehari: Dardan Molliqaj më ka thënë se Astriti ka bërë vetëvrasje

Aktuale

Xhemile Dehari: Dardan Molliqaj më ka thënë se Astriti ka bërë vetëvrasje

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:15
Xhemile Dehari

Nëna e tashmë të ndjerit, Astrit Dehari ka thënë se nuk pajtohet me dy gjëra për fjalët që i thotë kryetari i PSD-së, Dradan Molliqaj.

Zonja Xhemile nëna e Deharit ka treguar se nuk pajtohet me fjalët e Molliqajt kur thotë se është i vetmi që ka vizituar familjen e Deharit. Sepse sipas saj, nuk është e vërtetë që vetëm ai ka vizituar familjen e tyre.

Ndërkaq ajo ka thënë se Molliqaj atë ditë kur e kanë vrarë Astritin ka ardhur Molliqaj dhe i ka thënë se Astritit ka bërë vetëvrasje.

“Dardani më ka thënë se Astrtiti ka bërë vetëvrasje, nuk e kam ditë që më ka thënë ai, pasi unë atë ditë nuk e kam mundur ta mbajë mend. Por, për me ma vërtetu që ai ka thënë se ka bërë vetëvrasje, nuk e di dy jave para se me dal prej Vetëvendosjes apo mbasi kanë dalë prej VV-së, ka ardhur me një grup shokësh, më ka pranuar se ka thënë ashtu sepse kishte dëgjuar se ka bërë vetëvrasje”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mundet me ja mohu punën që e kanë bërë bashkë, pasi sipas saj Dardani ka qenë krahu i djathtë i Astritit.

Po ashtu, zonja Xhemile ka thënë se Molliqaj prej asaj dite nuk na kanë ardhur më në shtëpi dhe se e kisha pranuar edhe tash në shtëpi sepse është shok i Astritit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat