Ibrahimi: E padrejtë rroga e zv/ministrit me një kryetar komune

Aktuale

Ibrahimi: E padrejtë rroga e zv/ministrit me një kryetar komune

Më: 4 mars 2023 Në ora: 15:15
Sazan Ibrahimi

Ligji i pagave ka sjellë pakënaqësi në shumë sektorë të ndryshëm në vend.

Rreth kësaj çështjeje, Sazan Ibrahimi, Kryetar i Asociacionit të Komunave,  ka treguar problemet dhe pakënaqësitë që ky ligj ka sjell.

Sipas tij, Ligji i ri i Pagave është vlerësuar si degradues, dhe se kërkesa e asociacionit është që te ndryshohet sa më shpejtë.

Ai ka krahasuar pagën e kryetarëve të komunave dhe zëvendës ministrave, ku sipas tij, është e pakuptimtë që këta të fundit të kenë pagë më të lartë ose të barabartë me kryetarët e komunave duke marrë parasysh kompetencat.

“Patjetër që ka pas pa kënaqësi nga komunat, në përgjithësi është vlerësuar degraduese nivelizimi i pagave të kryetarëve të komunave me zëvendës ministrat, kjo ka qenë edhe kërkesa e asociacionit që sa më shpejtë të ndryshohet, nuk ka kurrfarë kuptimi që kryetari i komunës të ketë pagë të barabartë ose më të ulët se  një zëvendës ministër duke marr parasysh çfarë kompetenca kanë kryetarët e komunave dhe çfarë kompetenca kanë zv.ministrat. Kryetarët janë të zgjedhurit e popullit kurse zv.ministrat janë të emëruar.

Nëse marrim parasysh kompetencat në bazë të legjislacionit, kjo është sinqerisht e pakuptimit”, tha Ibrahimi.

Më tutje, Ibrahimi tregoj se probleme të shumta ka shkaktuar në sektorin e administratës së komunave, tek zyrtarët financiar, tek zyrtarët e prokurorimit dhe zyrtarët për teknologji informative.

“Probleme tjera ka shkaktuar edhe në sektorin e administratës së përgjithshme në komunë, ku kemi kërkesa apo vërejtje, nga zyrtarët në kuadër të drejtorive të administratës komunale’’

‘’Pastaj kemi vërejtje të madhe nga zyrtarëve kryesor financiar, ku pagat e tyre nuk janë meritore pasi kanë obligime të shumta ligjore. Po pothuajse secili dokument financiar kalon nëpër duart e zyrtarëve financiar’’

‘’Gjithashtu kemi ankesa nga zyrtarët komunal të prokurorimit, nga zyrtarët për teknologji informative. Zyrtarët kryesor të cilët merren me aspektin e prokurorimit, financave, transparencës komunale, etj , janë të prekura nga ligjin i pagave, ku përmes asociacionit të komunave kanë shprehur pakënaqësi jashtëzakonisht të mëdhaja’’, tha ai.

Ai bëri të ditur se pakënaqësitë janë të mëdhaja, por që problemet nuk janë adresuar ende pasi që sipas tij nuk është kërkuar adresimi i tyre.

“Nga ne ende nuk është kërku që ta adresojmë këtë çështje tek avokati i popullit, nëse kërkohet ne do ta adresojmë. Ne jemi duke i mbledh pakënaqësitë dhe që tani po shihet që pakënaqësitë janë të mëdhaja në shumë sektorë. Nëse vazhdohet me një trend të tillë, ne po mendojmë që këta zyrtarë që kanë kapacitet të jashtëzakonshme dhe që është investu në ta ndoshta më nuk qëndrojnë në komuna, këto paga nuk do të mundemi të gjejmë kapacitete të reja. Këto janë ato problemet që i kemi në fazën e identifikimit pastaj të adresimit’’ deklaroj Kryetari i Asociacionit të Komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat