VOA/ Konfirmohen zyrtarisht 4 shqiptarë mes viktimave në aksidentin e trenave në Greqi dhe një i zhdukur

Aktuale

VOA/ Konfirmohen zyrtarisht 4 shqiptarë mes viktimave në aksidentin e trenave në Greqi dhe një i zhdukur

Më: 4 mars 2023 Në ora: 19:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Jashtme shqiptare tha të shtunën se janë identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa të Greqisë.

Pas komunikimit me autoritetet greke, Ministria e Jashtme shqiptare bën me dije se viktimat e identifikuara janë Ifigjenia Micka ,Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Sipas Ministrisë pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke .

Emri i Denis Ruçit ishte konfimuar për Zërin e Amerikës nga Ambasada shqiptare në Athinë në emrat e tre shqiptarëve të zhdukur dy ditë pas aksidentit.

Ndërkohë dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Sipas të dhënave të përditësuara të shtunën nga policia greke numri i të vdekurve të identifikuar është 55 ndërsa numri total i të vdekurve të konfirmuar është 57. Sipas autoriteteve greke 56 persona rezultojnë të zhdukur dhe 48 të tjerë të plagosur nga të ciëlt 20 të plagosur po marrin mjekim spitalor 6 prej të cilëve në repartin e reaminacionit.

Autoriteet greke njoftuan ngritjen e një Komitetit të Posaçëm të Ekspertëve për të ndriçuar shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, shefi i stacionit të Larisës pritet të dalë të dielën para prokurorit nën akuza të rënda të vrasjes nga pakujdesia që rrezikojnë dënimin e tij nga 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Sipas avokatit të tij, ai ka pranuar “pjesën e përgjegjësisë që i takon” për lejimin ehyrjes së trenit të udhëtarëve në trajektorene gabuar dhe përplasjen ballë për ballë me trenin e mallrave në afërsi të qytetit Tempi.

Protesta të shumta janë mbajtur pas aksidentit të dy trenave në qytetet kryesore greke ku shprehet revolta për jetët e humbura dhe kërkohet siguri në transportin hekurudhor në vend.

Universiteti "Aristoteli” i Selanikut shpalli zi për studentët e tij që humbën jetën në përplasjen vdekjeprurëse midis dy trenave në Tempi .Numri i studentëve, trupat e të cilëve janë identifikuar, është 12.

Të dielën në mëngjes punonjësit e hekurudhave do të zhvillojnë një miting në sheshin kryesor të Athinës ndërsa Federata Panhelenike Hekurudhore tha se do të shpallë një memorandum për të gjitha problematikat e shërbimit hekurudhor dhe do të kërkojë diskutimin e tyre me urgjencë me Ministrinë e Transporteve dhe subjektet kryesore politike në vend për të ndryshuar situatën. e sigurisë në linjat hekurudhore.

Aksidenti i trenit të udhëtarëve të linjës Athinë-Selanik me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh me një tren mallrash mesnatën e së martës është më i rëndi në historinë e vendit.

Tre vagonët e parë dolën nga shinat pas peprlasjes dhe u përfshinë nga një zjarr masiv që ende nuk është përcaktuar nga se është shkaktuar.

Mediat greke në fillim folën për gjetjen e dy bombulave të gazit në vendin e përprplasjes ndërsa sipas specialistëve dyshimet janë se zjarri i fuqishëm mund të jetë shkaktuar nw perplasjen e forte edhe nga sasia e madhe e vajit që përdoret në lokomotivat e para të dy trenave e cila mund të ketë qenë 2,5 tonë për sejcilin tren./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat