Fetoshi: Pres që nënshkrimi i marrëveshjes të ndodhë nga fundi i muajit

Aktuale

Fetoshi: Pres që nënshkrimi i marrëveshjes të ndodhë nga fundi i muajit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:31
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi ka thënë se nuk pret që të ketë nënshkrim formal të propozimit evropian, në takimin e Ohrit më 18 mars, në kuadër të dialogut.

“Ndërmjet asaj që opinioni të befasohet për një prishje eventuale të ecjes së mëtejshme të këtij procesi dhe finalizimit nëpërmjet nënshkrimit fomal, unë jam i bindur që Ohri nuk e sjell nënshkrimin formal por besoj që do ta konfirmoj në njëfarë mënyrë dakordimin, sepse Lajçak do të jetë në Prishtinë dhe Beograd për t’i marrë reagimet e fundit të palëve sa i përket planit të implementimit dhe mbi këtë bazë ndërmjetësit evropianë do të përgatisin një plan final për takimin e Ohrit, për të cilin pritjet e mia janë që ne të kemi një dakordim sa i përket ecjes më tutje sa i përket implementimit të planit evropian”, ka thënë Fetoshi.

Sipas Fetoshit, pas këtij takimi do të ketë agjendë edhe më intensive të diplomatëve të huaj dhe nënshkrimi i propozimit sipas tij, mund të ndodhë në fund të muajit në njërën prej qendrave të BE-së.

“Nuk besoj që do të kemi nënshkrim formal, ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes, sepse jam i bindur se deri në fund të marsit do të kemi agjendë edhe më intensive pas takimit të Ohrit deri te nënshkrimi solemn”.

“Besoj se deri në ditët e fundit të marsit, jam i bindur që meritat apo kreditë politike të këtij procesi duhet t’i takojnë BE-së në kapacitetin e tij si ndërmjetës, prandaj nuk besoj që do të kemi ceremoni solemne dhe Ohër dhe po besoj që eventualisht Borrell dhe Lajçak do të përgatiten për një ceremoni solemne diku në fund të marsit në një prej qendrave kryesore të BE-së”, ka deklaruar Fetoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat