Ambasadori italian i kundërpërgjigjet Vuçiqit rreth anëtarësimit të Kosovës në OKB

Aktuale

Ambasadori italian i kundërpërgjigjet Vuçiqit rreth anëtarësimit të Kosovës në OKB

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:56
Antonello De Riu

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka deklaruar se aktualisht në këtë fazë të negociatave me Serbinë, është duke u nënshkruar një marrëveshje, në të cilën faktikisht nuk parashihet hyrja e Kosovës në OKB.

Kësisoj, ai iu kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Por sipas diplomatit italian, është e qartë se megjithatë kjo marrëveshje do të sjellë njohjen de fakto të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Kjo marrëveshje do të vendosë baza të rëndësishme se kur do të duhet të diskutohet edhe përfshirja e Kosovës në sistemin e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat