Xani: Nuk do ketë marrëveshje finale në takimin e Ohrit

Aktuale

Xani: Nuk do ketë marrëveshje finale në takimin e Ohrit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 22:17
Visar Xani

Analisti, Visar Xani tha se është shumë herët për të parë një marrëveshje në takimin e 18 marsit në Ohër.

Duke folur për takimin e radhës në kuadër të dialogut, Xani tha do jetë e vështirë që kryeministri Abin Kurti t’i japë epitetin historik Ohrit si një vend ku është arritur marrëveshja mes të dyja palëve.

“18 marsi në Ohër nuk do të jetë dita e nënshkrimit historik. Ndoshta edhe po të jetë shumë afër, duke e njohur kryeministrin Kurti, nuk besoj që do i japë epitetin historik Ohrit si vend ku është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Por, nëse e analizojmë mënyrën se si e interpretojnë të dy palët marrëveshjen e Brukselit, lë të nënkuptojë që do ketë sfida. Deklaratat publike të Kurtit dhe Vuçiqit, nuk kanë interpretim të njëjtë për pikat e njëjta”, deklaroi Xani.

Ndërkaq, sa i përket vizitës së emisarit special, Miroslav Lajçak, të premten në Kosovë, Xani tha se ardhja e tij do jetë pozitive, e njëkohësisht do të qartësojë disa pozicione.

“Ndoshta mund të ketë një lloj dakordimi apo pajtueshmërie, por jo një finale totale, për shkak se ka probleme”, shtoi tutje Xani.

Derisa takimi i 18 marsit, do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e propozimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat