Tahiri: Kosova me standarde të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

Aktuale

Tahiri: Kosova me standarde të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:30
Foto nga vendngjarja

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po e përfaqëson Kuvendin në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ku ka folur mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.

Ai ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut.

Tutje, deputeti nga radhët e AAK-së, theksoi nevojën për përpjekje të shtuara për të arritur progres më domethënës dhe të qëndrueshëm.

“Republika e Kosovë në vitin 2020 ka aprovuar Konventën e Stambollit. Po ashtu, kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke adaptuar në Kushtetutë dhe ligje, parimet dhe standardet ndërkombëtare në ofrimin e mundësive të barabarta dhe fuqizimin e gruas”, vuri në dukje Tahiri, derisa shtoi se si vend dhe shoqëri, kemi treguar kulturë të lartë demokratike, aktualisht ne udhëhiqemi nga lidershipi i një presidenteje grua, e dyta në mesin e katër presidentëve të shtetit tonë të ri.

Ndërkaq deputetit Tahiri shtoi se në rrafshin multilateral dhe veçmas në OKB, e kemi për detyrë të afirmojmë arritjet e deritashme, por njëkohësisht duhet të jemi të hapur me veten, që problemet nuk janë një dimensionale, ato janë të ndërvarura e komplekse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat