Veprimtari nga Amerika vë në pikëpyetje ‘sulmet’ e opozitës ndaj Kurtit: Mos po duan Zajednicë të nënshkruar në stilin e Isës dhe Thaçit?

Aktuale

Veprimtari nga Amerika vë në pikëpyetje ‘sulmet’ e opozitës ndaj Kurtit: Mos po duan Zajednicë të nënshkruar në stilin e Isës dhe Thaçit?

Nga: M.H. Më: 8 mars 2023 Në ora: 08:30
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Ngjarjet e fundit në vend kanë arritur të sjellin debate të mëdha në opinonin publik.

‘Sulmet’ e njëpasnjëshme të opozitës ndaj kryeministrit Kurti tashmë e një kohë janë prezente.

E në lidhje me kundërshtimin që opozita po ka për plainin franko-gjerman, ka reaguar edhe veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook shton pikëpyetje pse opozita është kundër këtij propozimi ani pse kanë qenë në vizitë në DC, përcjell “Bota sot”.

A është çështje parimi, apo dështimi për të ardhur në pushtet siç u premtua, apo ata duan një Zajednicë të nënshkruar në stilin e Isës dhe Thaçit”, shtoi tutje Bekteshi.

Reagimi i plotë

Pse "alternativa" e Escobar-it (PDK-LDK), pas dy vizitave në DC dhe aq shumë përkëdheljeve dhe karotave, u kthye në mohuese të planit evropian? A është çështje parimi, apo dështimi për të ardhur në pushtet siç u premtua, apo ata duan një Zajednicë të nënshkruar në stilin e Isës dhe Thaçit, të bosave të tyre. Cila është e vërteta?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat