Deputeti shqiptar në Hamburg uron Kosovën për vendimin e Këshillit të Ministrave

Aktuale

Deputeti shqiptar në Hamburg uron Kosovën për vendimin e Këshillit të Ministrave

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:59
Sami Musa

Deputeti shqiptar nga Hamburgu, Sami Musa, është shprehur i lumtur që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka miratuar liberalizimin e vizave në mënyrë unanime për qytetarët e Kosovës.

Musa ka vlerësuar që ky është një vendim i vonuar, derisa ka shtuar që do jetë gjithmonë i angazhuar në çështjet që ndërlidhen me Kosovën.

“Jashtëzakonisht i lumtur me vendimin e  Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili në mënyrë unanime miratoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Një vendim shumë i vonuar, por i merituar! Unë, si deputet i vetëm në Parlamentin e Hamburgut me origjinë nga Kosova, e kam ndjerë detyrim të angazhohem në këtë drejtim. Unë, Sami Musa, deputet në Hamburg të Gjermanisë, do jem gjithmonë i angazhuar ne çështjet që ndërlidhen me Kosovën, do të jem zëri i saj kudo dhe kurdoherë!”, ka thënë Musa.

Njëherit, ai ka uruar që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndihen njësoj si qytetarët e tjerë të Evropës.

“Falënderoj të gjithë për punën e bërë në çdo lloj forme dhe mbështetje. Jam i gëzuar që më në fund gjithçka u mbyll me sukses dhe edhe qytetarët e Kosovës do lëvizin të lirshëm në të gjithë Zonën Shengen. Suksese Kosovë”, ka shkruar Musa tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat