Gjetën në këtë vend mostrat e Astrit Deharit

Aktuale

Gjetën në këtë vend mostrat e Astrit Deharit

Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:53
Astrit Dehari

Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda IML-së ka thënë se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Media ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

Media ka tentuar të marrë një konfirmim nga Flutura Goga, drejtuesja e IML, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Përgjigje ene nuk ka kthyer as Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria.

Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat