“Opozita po avokon për Vuçiqin”, Liri Loshi tregon çka opozita po e sugjeron presidentin serb

Aktuale

“Opozita po avokon për Vuçiqin”, Liri Loshi tregon çka opozita po e sugjeron presidentin serb

Nga: N. Sh. Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:05
Liri Loshi

Publicisti dhe ish-kandidati për deputet të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi ka komentuar deklaratën e presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia nuk pranon asnjë variant të Asociacionit pos atij të vitit 2013.

Loshi shkruan se, edhe opozita në Kosovë po thotë se Asociacioni që pritet të implementohet do të jetë më i mirë për serbët se sa ai i vitit 2013.

Loshi tutje shprehet se opozita po e sugjeron implementimin e Asociacionit të 2013-ës, duke shtuar se poashtu opozita po avokon për Vuçiqin.

“Vuçiqi po thotë se Serbia nuk pranon tjetër variant të Asociacionit pos atij të vitit 2013, kurse opozita jonë po thotë se Asociacioni që pritet të implementohet do të jetë më i mirë për serbët se ai i vitit 2013! Në një farë mënyre, kjo i bie se opozita po sugjeron implementimin e Asociacionit të Vitit 2013, pra atë që po kërkon Vuçiqi. Dhe, në njëfarë mënyre, kjo po i bie se opozita me retorikën e vet po avokon për Vuçiqin”, shkruan Loshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat