Berisha për ankesën e deponuar: Lënda që ka zgjatur më së shumti në historinë e Kushtetueses

Aktuale

Berisha për ankesën e deponuar: Lënda që ka zgjatur më së shumti në historinë e Kushtetueses

Më: 30 mars 2023 Në ora: 00:49
Veton Berisha

Ankesa e deponuar dy vite më parë e partive të komuniteteve pakicë për ndërhyrjen që kishte pasur në procesin e votimit Lista Serbe për të zgjedhur presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, është lënda që ka zgjatur më së shumti në historinë e punës së Gjykatës Kushtetuese.

Deklaroi kështu ish-deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.

Ai ka vlerësuar se procesi i verifikimit nuk ishte aq i vështirë sa të konstatohet nëse janë përdorur dy standarde apo jo, dhe e njëjta mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani.

Ish-deputeti madje ka shprehur shqetësim për kandidimin në zgjedhjet e ardhshme të partisë Liberale Egjiptiane.

“Ne s’kemi garancë të kandidojmë sërish sepse prapë Lista Serbe do t’i orkestrojë votat dhe do të gjejë njerëz që ju përshtatetn atyre, dhe do të ketë deputetë që do të veprojnë në kuadër të politikave të tyre”, tha Berisha.

Pritja dy-vjeçare për konstatimin final të kësaj lënde në Kushtetuese, Berisha tha se ka qenë jashtëzakonishtë e rëndë.

“Këto vende janë të rezervuara për një përfaqësim që do ta mbrojë një komunitet, e jo një parti politike. Për këto dy vite egjipitanët e kanë pasur një përfaësim shumë të dobët. I’u mohua e drejta e tyre përballë shumë padrejtësive.”, deklaroi tutje ish-deputeti Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat