Zaimi: Një pjesë e politikës dhe e kapitalit të madh shqiptar është i lidhur ngushtë me Serbinë?

Aktuale

Zaimi: Një pjesë e politikës dhe e kapitalit të madh shqiptar është i lidhur ngushtë me Serbinë?

Nga: A.SH Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:53
Arbër Zaimi

Zyrtari i VV-së, Arbër Zaimi, ka thënë se ca diplomatë e zyrtarë amerikanë lënë të kuptohet se janë në fazën e përpjekjes intensive për ta joshur Serbinë.

“Fatmirësisht ka edhe zyrtarë, kongresmenë e senatorë të rëndësishëm që po mbajnë qëndrime korrekte e të drejta ndaj situatës sonë”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Nga një anë ca diplomatë e zyrtarë amerikanë lënë të kuptohet se janë në fazën e përpjekjes intensive për ta joshur Serbinë, duke kërkuar psh. falje për bombardimet e 1999, apo duke këmbëngulur se të drejtat e shqiptarëve në Serbi nuk janë çështje e Kosovës, ndërsa të drejtat e serbëve në Kosovë janë çështje e Serbisë.

Nga ana tjetër sot mediat shtetërore kineze e serbe i gëzohen hapjes së një tjetër autostrade me investim kinez në Beograd.

Në Mal të Zi sot ka zgjedhje, ku ndryshe nga ç’parashikohej, mund të lejohet që edhe një vend tjetër i NATO-s të kalojë në duar pro-serbe e pro-ruse?

Daniel Serwer thotë se “hegjemonia e Beogradit” është bërë model i preferuar tash në Washington.

Fatmirësisht ka edhe zyrtarë, kongresmenë e senatorë të rëndësishëm që po mbajnë qëndrime korrekte e të drejta ndaj situatës sonë.

Shqiptarët gjenden përballë nevojës urgjente për të riorganizuar kapacitetin lobues të diasporës. A do të munden, duke ditur se një pjesë e politikës dhe e kapitalit të madh shqiptar është po ashtu i lidhur ngushtë me Serbinë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat