“Të dhimbshme aktakuzat ndaj krerëve të UÇK”, Zaimi: Gjyqi i shërben vetëm Serbisë

Aktuale

“Të dhimbshme aktakuzat ndaj krerëve të UÇK”, Zaimi: Gjyqi i shërben vetëm Serbisë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 22:37
Arbër Zaimi

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, tha se aktakuzat e paraqitura në gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kanë shkaktuar dhimbje.

Zaimi tha se ai personalisht kishte qenë gjithnjë kundër krijimit të kësaj gjykate speciale e cila sipas tij i shërben vetëm Serbisë në mënyrë që ajo të rikthehet në skenën ndërkombëtare pa iu dashur të kërkojë falje.

“Aktakuzat vetëm t’i dëgjoje sot mjaftonin të shkaktonin dhimbje si shqiptarë. Unë personalisht edhe për angazhimin personal edhe për bindjet e mia personale për çështjet kombëtare, natyrisht që kam qasje të qartë në këtë aspekt kam qenë një nga  ata persona që kam protestuar në mënyrë të ashpër bashkë me subjektin ku unë jam, kundër themelimit të kësaj gjykate speciale, për arsye se kjo gjykatë speciale ka për t’i shërbyer ndërtimi të një narrative.

Lexojini sot akuzat për të parë se si termat në këto aktakuza janë terma që i shërbejnë ndërtimit të një narrative tjetër, të rehabilitimit të Serbisë të rikthimit të saj në skenën ndërkombëtare pa kërkuar falje, pa u ndëshkuar për krimet, duke i paraqitur shqiptarët si bashkëfajtor e ndonjëherë edhe si fajtor të vetëm”, u shpreh Zaimi për “Now” në Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat