Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

Aktuale

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti.

Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Sot u zhvillua edhe një protestë nga QIKA, ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit Kushtrim Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat